Miliarderja Kylie Jenner i ka dhënë fund lidhjes me reperin Travis Scott pas dy vitesh bashkë. Pas këtij lajmi menjëherë nisën thashethemet se Travis e ka tradhëtuar Kylien me një modele Instagrami të quajtur Yung sweet Ro.

Mirëpo Travis i ka hedhur poshtë thashethemet me anë të një statusi në Instagram ku shkruan se është i prekur nga këto akuza.

"Është vërtet prekëse kur shoh gjëra të rreme që thuhen për ju, edhe një herë këto histori të rreme për mashtrim nuk janë të vërteta. Jam përqendruar në jetë, muzikë dhe familje në këtë moment, kjo është e vërteta", shkruan Travis.

Edhe modelja i ka hedhur poshtë akuzat për tradhëti duke shkruar: "Asnjë nga këto thashetheme nuk është e vërtetë, është vetëm interneti që krijon një narracion të rremë. Ju lutem mjaft shpërndatë gënjeshtra, na lini rehat sepse po ndikoni në jetët tona. Faleminderit".










