Pak ditë më parë ish-banorja e "Big Brother", Xheni Mhillaj festoi ditëlindjen me një festë me miqtë e saj më të mirë. Pas festës, Xhenin e priste një darkë romantike dhe një propozim për martesë.


Prej kohësh bukuroshja ka deklaruar se është në një lidhje me një djalë shqiptar, por identitetin e tij nuk e ka zbuluar.

Së fundmi Xheni ka sakrifikuar për dashurinë pasi ka vendosur të mos kthehet më në Itali ku ka familjen, por të qëndrojë në Shqipëri. Këtë ish-banorja e ka bërë të ditur me përgjigjen që i ka kthyer fansave.

Xheni ka treguar gjithashtu se së shpejti do e zbulojë identitetin e djalit që i ka marrë zemrën./Xing.al












