Ditën e sotme dy aktorët e njohur amerikanë, Blake Lively dhe Ryan Reynolds janë bërë prindër për herë të tretë. Çifti ka preferuar që këtë lajm të bukur të mos e bëjnë publik, por ardhja në jetë e fëmijës së tretë është zbuluar nga burime për revistën "People".

Ryan dhe Blake janë prindër edhe të dy vajzave, 4 vjeç dhe 2 vjeçe. Sa i përket fëmijës së tretë ende nuk është bërë e ditur as gjinia, as emri.

Lajmin e pritjes së ëmbël çifti e bënë publik në maj të këtij viti kur Blake u shfaq me barkun e rrumbullakosur në premierën e filmit "Pokemon Detective Pikachu".

Blake dhe Ryan janë martuar në vitin 2012 dhe duan që të krijojnë një familje të madhe.






