Nga Shqipëria / E Premte 4 Tetor 2019, 22:10

‘Sonte festë për të gjithë’, Bes Kallaku zbulon një tjetër personazh të filmit të tij

Aktori shumë i dashur për publikun, Bes Kallaku , prej kohësh po punon për realizimin e filmit të tij "Falco". Filmi pritet të dalë së shpejti dhe fansat mezi po presin.

Në film do të luajnë personazhe të njohur, ndër të cilët mund të përmendim  Bleona Qeretin, ish-trajnerin e kombëtares Gianni De Biasi, Unikatilin etj. Këtë të premte Besi ka zbuluar një tjetër personazh që është pjesë e kastit të aktorëve. Bëhet fjalë për opinionistin Olti Curri.

Besi ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto në të cilën shihet krah Oltit dhe në këtë mënyrë ka lajmëruar se ai është pjesë e filmit të tij. Ai nuk e ka zbuluar rolin e opinionistit por do e mësojmë në ditët në vazhdim. ‘Sonte festë për të gjithë’, ka shkruar Besi pasi ka treguar dhe gjendjen aktuale të Oltit.