Këngëtarja shqiptare që jeton dhe vepron në Gjermani, Ilira Gashi, është shumë e vlerësuar për zërin e saj unik. Fama e saj është në rritje të vazhdueshme dhe njerëzit bazuar në talentin e saj, i bëjnë sugjerime të ndryshme.

Së fundmi, Ilira ka treguar se njerëzit shpesh i sugjerojnë që të marrë pjesë në Eurovizion dhe mënyra se si ajo reagon është shumë e papritur. Ajo ka publikuar një foto në Instastoryn e saj, me atë të së cilës ka treguar reagimin në të tilla raste. Në foton në fjalë Ilira ka drejtuar gishtin e mesit dhe shkruan : “Unë, çdo kohë kur dikush më thotë se duhet të shkojë në Eurovizion! Vafsh në djall, faleminderit”. Siç duket ajo nuk e ka fare me qejf dhe arsyet nuk dihen.

Kujtojmë që me datë 29 Gusht Ilira na bëri të gjithëve krenarë pasi u shpall fituese e ‘New faces award music’ në Dusseldorf të Gjermanisë.







