Nga Shqipëria / E Premte 4 Tetor 2019, 21:09

Me sezon të dytë, rikthehet në ‘Klan’ emisioni juaj i preferuar

Shumë shpejt pritet që në ekranin e ‘Klan Plusit’ të startojë sezoni i dytë i emisionit shumë të pëlqyer nga publiku ‘Bel Mondo’ nga Xhani Shqerra. Programi në fjalë do t’i shoqërojë teleshikuesit duke nisur nga kjo e shtunë në orën 19:30 dhe duke ua mbushur fundjavën plot ngjyra.

Në këtë format Xhani Shqerra prezanton para publikut shqiptar vendet më të bukura dhe më të preferuara të vendin tonë. Ai vë në pah anët e veçanta duke i përshkruar gjithë finesë dhe afron publikun me shijen e së bukurës. Shqipëria është nje vend i mbushur me mrekulli natyrore që duhen zbuluar me patjetër. 

Ashtu siç e ka përshkuar dhe vetë Xhani, ‘Bel Mondo’ tregon në një mënyrë argëtuese dhe moderne botën e bukur shqiptare, e cila është në gjendje të lërë shumë mbresa te të gjithë vizitorët. Emisioni do të startojë së shpejti duke ndezur kureshtjen e shqiptarëve për të zbuluar Shqipërinë elegante.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xhani Shqerra ð?§¿ (@xhanishqerra) on