Ish-banorja e "Big Brother", Gerta Shino këtë të premte ishte e ftuar në një intervistë për emisionin “Mirage”. Ajo ka folur gjerë e gjatë për ndryshimin që solli në jetën e saj pjesëmarrjen në ‘Big Brother’, famën që mori dhe mes të tjerash dhe për jetën private.

Siç është e ditur, Gerta që prej shumë kohësh është në një lidhje me Florent Avdulahin. Dyshja janë shfaqur gjithmonë shumë të dashuruar dhe postojnë vazhdimisht foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale. Gjatë intervistës në ‘Mirage’, Gerta bëri të ditur se ai dhe Florenti do të martohen së shpejti.

‘Do të martohemi për t’u martuar por që as vetë nuk e dimë një datë fikse, nuk e dimë të sigurt se kur po besoj që shumë shpejt. Gjatë këtij viti kemi për të bërë martesën. Nuk do të jem më një zog i lirë, do jem zog i lirë po në dokumente jo e lirë”, është shprehur ish banorja e BB me të qeshura. “Nuk besoj se do të bëj dasmë sepse nuk jam ky tipi i nuseve, që të rregullohem të bëhem nuse, të nusëroj. Unë jam shumë tip ndryshe nga nuset edhe besoj se do të bëj vetëm celebrimin dhe ndoshta do të bëj ndonjë foto, ndonjë gjë të tillë që t’i kem kujtim’, ka treguar Greta duke zbuluar kështu të gjitha planet për martesë. Po ashtu ajo ka shtuar se do të martohet në Shqipëri.








