Nga Shqipëria / E Premte 4 Tetor 2019, 20:08

Silva Baltadori: Kur më erdhën periodat ishte një traumë

Silva Balatadori ishte e ftuar pasditen e sotme në "Ftesë në 5", ku gjatë emisionit kujtoi dramën e madhe që kishte përjetuar e ëma kur Silvës i kishin ardhur për herë të parë menstruacionet.

"Mua më kanë ardhur periodat kur isha shumë e vogël, 11 vjeç. Po luaja petash, ka qenë fund qershori e mbaj mend si tani. U rrëzova me pantallona të shkurtra, se shkolla mbaronte në 15 qershor dhe ishim të gjithë kalamajtë e pallatit, rashë mbrapsht dhe isha bërë shumë pis", tregoi Silva duke shtuar se kur kishte shkuar në shtëpi, e ëma e kishte kuptuar se i kishin ardhur periodat.

"Ishte një traumë, unë e kujtoj si një traumë të mamasë time që filloi të qante pse më erdhën periodat në moshë kaq të re", u shpreh Silva.