Blero dhe Afrona kurorëzuan dashurinë e tyre disavjeçare në martesë para disa ditësh. Dasma u organizua në Shëngjin dhe të ftuar ishin shumë familjarë, miq e kolegë.

Pas dasmës, dyshja u zhvendos në shtëpinë e tyre të re. Shtëpia ndodhet në një kompleks të mbyllur në Prishtinë dhe ka vlerën 350 mijë euro. Së fundmi Blero ka zbuluar disa pamje brenda saj dhe duket që është vërtetë luksoze dhe moderne.

Ai ka publikuar në Instastoryn e tij një video ku tregon konkretisht pjesën e pishinës e cila është e zbukuruar me një dekor të përbërë nga lulet. “Shtëpi e ëmbla shtëpi. Afrona Dika, më mungon”, ka shkruar Blero, duke treguar që e shoqja nuk është momentalisht me të.












