Nga Shqipëria / E Premte 4 Tetor 2019, 19:07

Rikthehet fuqishëm Flori Mumajesi, publikohet balada me Shkurte Gashin dhe Brunon

Bëri shumë bujë rikthimi pas një pauze të gjatë i Flori Mumajesit, dhe padyshim u prit me shumë kuriozitet. Me një mungesë 6 mujore në tregun muzikor, si këngëtar dhe kantautor, ai është kthyer sërish.

Dhe këtë herë si kompozitor i një këngë mjaft të bukur. Bashkëpunimi mban emrat e Shkurte Gashit dhe Brunos dhe ka vetëm pak minuta që është publikuar në youtube. Flori mbahet për tekste të bukura si gjithnjë, e po ashtu ka bërë me këtë prurje që mban vulën e tij.

“Jetën tënde” titullohet balada mjaft e ndjerë e dy artistëve e cila i bën thirrje dashurisë së humbur. Teksti shumë i goditur, ritmi i bukur dhe melodia e ndjerë kanë bërë që kënga të ketë komente nga më pozitivet. Me gjithë zërat e bukur të Shkurtes dhe Brunos, vëmëndjen më të madhe e mori Flori, kompozitori i shquar.

Fansat u kënaqën pafund për këtë rikthim të tij në muzikë saqë komentet dashamirëse kanë qenë të pafundme. Besohet se Flori do vijojë të prodhojë muzikë të mirë në vazhdim.