Nga Shqipëria / E Premte 4 Tetor 2019, 19:07

Sa bukur: Justin Bieber publikon klipin me pamje nga dasma

Para pak ditësh çifti i njohur i Showbizit, Hailey dhe Justin Bieber, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Ato u martuan me një ceremoni luksoze por shumë private në Karolinën e Jugut duke ndjekur të gjitha ritet fetare. Të ftuar në dasmë ishin miqtë dhe të afërmit të cilët u bënë dëshmitarë të dashurisë së tyre.

Së fundmi Justin ka lansuar këngën e tij më të fundit në bashkëpunim me artistët e njohur të muzikës Country, Dan+Shan. Së bashku ato kanë debutuar këngën e titulluar “10.000 Hours” disa kohë më parë dhe teksti është shkruar nga të tre artistët. Justin Bieber e ka klasifikuar këtë këngë si ‘muzikë dasmash’ dhe teksti lidhet me një histori dashurie. “Do të kaloja 10,000 orë dhe 10,000 më shumë, nëse kjo është ajo që duhet për të mësuar atë zemër të ëmbël tënden”, këndojnë ato së bashku në pjesën e korit.

Pjesa më e bukur e këngës është klipi. Përse do thoni ju? Pasi ai ka të përfshirë dhe një bashkim momentesh nga dasma e Justin dhe Haileyt, kështu të paktën ka njoftuar këngëtari përmes një postimi të bërë në Instagram dhe tani të gjithë fansat mezi po presin që kënga të dalë me videoklip. Justin duket se ka rënë kokë e këmbë në dashuri dhe kënga në fjalë është një dedikim kaq i ëmbël për të shoqen!