Nga Shqipëria / E Premte 4 Tetor 2019, 19:07

Gashi habit me deklaratën për shqiptarët: Kemi ardhur nga asgjëja dhe duam të marrim gjithçka

Reperi shqiptar me famë botërore Gashi është kthyer në një emër shumë të dëgjuar në fushën e muzikës. Këngët e tij po arrijnë një sukses të paparë dhe vetëm ditën e djeshme ai lajmëroi se rradhitej i pari në tabelën e 'Billboard. Kur përmendet fama e tij, është e pamundur të mos përmendet fakti që rruga drejt saj ka qenë e mbushur plot me vështirësi pasha Gashi nuk humbet rast pa e përmendur.

Ai gjithmonë ka treguar se është këtu ku është nga vendosshmëria e tij për të mos u dorëzuar. E ka nisur nga zeroja dhe reperi gjithmonë është treguar krenar për vendlindjen e tij dhe e ka shprehur haptazi. Së fundmi artisti ishte i ftuar në studion e MTV, nën drejtimin e gazetarit Sway dhe ka folur për shqiptarët dhe origjinën e tij.

Moderatori e ka pyetur nëse ai është krenar që është shqiptar dhe Gashi ka bërë deklaratën e papritur: “Jam shumë i lumtur për njerëzit e mi. Po, jemi bërë si Avengers. Jam shumë krenar që të gjithë jemi bërë kaq të mirë. E di, ne kemi ardhur nga asgjëja dhe duam të marrim gjithçka. Secili kemi historitë tona familjare e kemi sakrifikuar shumë”, është shprehur ai.