Me datë 30 Shtator Justin Bieber u martua me modelen Hailey Baldwin në një ceremoni private në Karolinën e Jugut. Ndonëse dyshja kanë mjaftueshëm njerëz që e mbështesin lidhjen e tyre, të shumtë janë fansat që do kishin preferuar Selena Gomezin si nuse, për shkak se ajo dhe Justin kanë një histori të gjatë e të bukur së bashku. Mirëpo siç ndodh shpesh disa dashuri janë të destinuara të përfundojnë dhe kështu ndodhi dhe me to. Justin u martua me atë që sot e quan dashuri të jetës, po Selena?

Këngëtares shumë të dashur nga publiku nuk i ka bërë aspak përshtypje fakti që ishi i saj u martua. "Selena e di që është më mirë pa Justin dhe ka marrë vendimin më të shëndetshëm për të. Ajo është shumë mirë, po del me miqtë dhe familjen, po qëndron larg vendeve publike dhe po e redukton ankthin", u shprehën burime nga ‘Us Weekly’.

Selena po jeton ditët e saj më të bukura, larg problemeve dhe në paqe e qetësi të plotë. Madje në media po përflitet se ajo ka nisur një histori të re dashurie. Mbrëmjen e kaluar këngëtarja është parë duke u puthur me këngëtarin Niall Horan dhe burime nga ‘Us Weekly’ kanë treguar se ata janë puthur në një vend ku thuajse nuk i shihte njeri. Për më tepër një mikeshë e tyre ka publikuar një foto në të cilën Selena dhe Niall shihen shumë afër me njëri-tjetrin dhe shumë të buzëqeshur.





















