Ndonëse ka kohë që është shkëputur nga muzika, Zanfina Ismaili vazhdon të mbetet një ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku. Ajo gjithmonë ka ditur si të tërheqë vëmendje, jo vetëm me zërin por dhe me fizikun e saj.

Së fundmi këngëtarja ka hapur arkivat dhe ka postuar në Instastoryn e saj një foto të para shumë viteve, kur ishte thjesht një fëmijë. “Une e vogël”, ka shkruar Zanfina. Në sy bien kaçurrelat dhe një e qeshur e ëmbël që i ka veshur fytyrën.

Ashtu siç na ndodh shpesh të gjithëvë, edhe Zanfinën e ka kapluar ndjesia e nostalgjisë për të shkuarën. Ndonëse ajo periudhë nuk mund të rikthehet, të paktën mund ta kujtojmë ndërmjet fotografive.







