Nga Shqipëria / E Premte 4 Tetor 2019, 16:04

Dikush ta ndalojë Rinën: Reperja ndryshon prapë pamjen dhe ç'tju themi

Rina Balaj ka eksperimentuar këtë vit me flokët më shumë se askush tjetër. Reperja thuajse i ka provuar të gjitha ngjyrat e ylberit dhe sidomos gjatë verës ndryshimet ishin ekstreme.

Nga brune, Rina u kthye në flokë kuqe, më pas në flokë rozë, më pas në flokë lejla dhe e fundit ishin flokët blu.

Pas të gjitha këtyre ndryshimeve, Rina ka vendosur të rikthehet në pamjen e mëparshme dhe së fundmi është shfaqur me flokë të zeza.

"Çdo javë me look të ndryshëm", shkruan reperja në postimin e fundit ku na tregon pamjen e re.