Kudo në media po bën bujë lajmi i ndarjes së një prej çifteve më të komentuar në mbarë botën: Kylie Jenner dhe Travis Scott. Arsyeja e ndarjes është aluduar të jetë tradhëtia. Mediat e huaja kanë shkruar që partneri i miliarderes, është në një marrëdhënie me një modele Instagrami të quajtur Yung sweet Ro që prej shumë kohësh.

Ditën e djeshme u duk sikur Yung sweet Ro i konfirmoi lajmet për tradhëti, pasi në një postim në Instastory tregonte se Kylie i ka bërë bllok dhe menjëherë filloi të përflitej se arsyeja ishte ngaqë ajo zbuloi për tradhëtinë.

Mirëpo së fundmi me anë të një postimi të bërë ajo i ka shuar këto aludime, duke treguar se në fakt nuk ekziston diçka e tillë si tradhëtia. “Asnjë nga këto thashetheme nuk është e vërtetë, është vetëm interneti që krijon një narracion të rremë. Ju lutem mjaft shpërndatë gënjeshtra, na lini rehat sepse po ndikoni në jetët tona. Faleminderit”. ka shkruar ajo në një postim të bërë në Instastory. Burime nga Us Weekly” kanë treguar gjithashtu se çdo akuzë për tradhti, qoftë ajo e Kylie-t apo e Travis është e pabazë.















