Alban Ramosaj pëlqehet shumë nga publiku, jo vetëm për fizikun e bukur por edhe për materialet e mira që nxjerr. Ai ka publikuar këngën më të fundit e titulluar “T’kom dasht”, e cila u pëlqye nga fansat e tij. Pjesëmarrja e Aurela Hoxhës ia shtoi bukurinë klipit dhe materiali doli i shkëqlqyer.

I ftuar ditën e sotme në “Wake Up” ai tregoi pse zgjodhi të përfshinte Aurelën. Ndër të tjera Albani tha se bukuroshja e kishte ndihmuar duke i dhënë disa ide që atij iu dukën me vend, dhe kështu mendoi që Aurela të ishte pjesë e klipit. Tashmë dihet miqësia e tyre e ngushtë së bashku dhe pikërisht kjo, si dhe imazhi i bukur i saj, sollën një bashkëpunim të frutshëm.
View this post on Instagram
Kënga e Albanit është parë nga fansat si një dedikim nga ana e artistit për dikë, por Albani nuk pohoi asgjë të tillë duke thënë se është dedikim për këdo. “Përderisa publiku mund t’ja kushtojë kujtdo këtë këngë, atëherë po, është një dedikim”, -ka përfunduar këngëtari i njohur. Albani ka theksuar se tashmë i ka sytë drejt tregut ndërkombëtar.






