Nga Shqipëria / E Premte 4 Tetor 2019, 15:03

U zhduk prej muajsh, zbulohet ç'i kishte ndodhur Flori Mumajesit

Prej disa muajsh Flori Mumajesi qëndroi larg muzikës dhe i mungoi skenës, gjë që i shqetësoi fansat e tij. Këngëtari shumë i dashur për publikun filloi të ishte çdo ditë në vëmendje të mediave, pikërisht për këtë mungesë të gjatë.

Pak kohë më parë Flori u rikthye duke postuar një video në rrjete sociale ku falenderonte të gjithë për urimet e ditëlindjes. Por këngëtari sërish u zhduk për javë të tëra.

Një herë u tha se Flori ishte larguar nga Shqipëria drejt Norvegjisë për arsye personale, por më pas rezultoi se kjo nuk ishte e vërtetë. 

“Prive.al” ka mësuar se Flori këto kohë nuk ka qenë aktiv në muzikë, sepse ka punuar intensivisht në studio. Pritet që së shpejti kantautori të publikojë disa këngë të reja.

Këtë e vërtetoi edhe postimi i Shkurte Gashit e cila pak ditë më parë publikoi një foto përkrah Florit dhe Brunos, duke treguar se ata po vijnë me një këngë së bashku.