Nga Shqipëria / E Premte 4 Tetor 2019, 12:12

Prej 1 muaji larg Shqipërisë, zbulohet projekti që do rikthejë fuqishëm Taynan

Bukuroshja Tayna nuk njeh lodhje. Artistja vijon të sjellë hite të bukura për të gjithë fansat e saj dhe padyshim të gjitha pëlqehen pafund. Këngëtarja e talentuar është shumë aktive në rrjetet sociale, aty ku edhe komunikon me fansat e saj të shumtë.

E pikërisht këtë gjë ka bërë së fundmi. Artistja ka qenë në SHBA, aty ku ka bërë përgatitjet për këngën e re. Mesa duket do të kemi mundësinë të mirëpresim një tjetër hit të bukuroshes, pasi ka qenë vetë ajo që përmes një fotoje në instagram, ka lajmëruar hitin e rradhës. “A jeni gati për këngë të reja?”,-ka shkruar Tayna në mbishkrimin e fotos. Ajo e quan studion muzikore ‘kuzhina’, pasi aty 'gatuhen' edhe hitet e mira.

Me një palë syze të mëdha dhe e veshur në ngjyrë të gjelbër, artistja dukej në formën e saj më të mirë, dhe gati për të shpërthyer me muzikë të mirë. Mbetet të presim.