Nga Shqipëria / E Premte 4 Tetor 2019, 11:11

La nam kjo: Pasi u nda nga burri dhe e dashura, Miley lidhet me shokun e ngushtë

Miley Cyrus duket se është e paqartë me ndjenjat e saj në këtë moment të jetës. Pas ndarjes nga bashkëshorti, Liam Hemsworth, Miley nisi një lidhje me modelen Kaitlyn Carter. Dy vajzat dukeshin të lumtura në shoqërinë e njëra-tjetrës derisa pas 2 muajsh, edhe nga kjo lidhje Miley u mërzit.

Mediat e huaja bënin të ditur se këngëtarja me famë botërore e kishte lënë të dashurën sepse nuk dëshironte një lidhje serioze.

Sot nga Miley kemi sërish të reja sepse këngëtarja 26-vjeçare është parë duke u puthur me këngëtarin 22 vjeçar, Cody Simpson, ka thënë një burim për E! News.

Miley dhe Cody janë prej vitesh shokë të ngushtë, por mesa duket dyshja kanë vendosur ta çojnë më tej miqësinë e tyre.

Sipas burimeve, Miley dhe Cody u panë bashkë në një dyqan ushqimesh në Los Angeles për të blerë disa gjëra ku edhe ndanë një puthje të shpejtë.