Nga Shqipëria / E Enjte 3 Tetor 2019, 22:10

Për t’u marrë shembull: Blerina tregon momentin më të këndshëm pranë vjehrrës

Dietologia e njohur Blerina Bombaj tregohet shumë aktive në rrjete sociale duke postuar vazhdimisht foto ose video të ndryshme. Postimet e saj komentohen shumë nga ndjekësit pasi ajo tregohet origjinale, e thjeshtë dhe në të shumtën e rasteve shpërndan dhe këshilla për to.

Blerina është njeri shumë transparent dhe të vërtetat e jetës së saj i ka thënë gjithmonë troç. Mes të tjerash ajo ka treguar shpesh se ruan një raport shumë të mirë me vjehrrën, e cila tregohet kurdoherë e gatshme për ta ndihmuar në çfarë të mundet. Një gjë të tillë dietologia e ka provuar dhe ditën e sotme.

Ajo ka publikuar një foto në profilin e saj të Instagramit, në të cilën shihet vjehrra duke i lyer flokët. “Unë jua kam thënë, sa herë që flokët i lyej me këna, por nuk ju kam thënë që mi lyen nënë Lulja, ose ndryshe vjehrra. Unë e di që nuk jam në modë kështu, por une e shijoj kaq shumë këtë moment sepse bëjmë edhe ca muhabet, duke qenë se më shumë jemi në punë se në shtëpi”, ka shkruar Blerina krahas fotos duke treguar se i shijon së tepërmi prania e nënë Lules.