Nga Shqipëria / E Enjte 3 Tetor 2019, 20:08

Moderatorja shqiptare çmend mediat e huaja, ç’nuk shkruajnë për të

Moderatorja e "Bar Skedina", e njohur edhe si ish-velina e "Fiks Fare", Gea Braha është një ndër femrat e ekranit që bien shumë në sy me pamjen dhe format. Para disa ditësh ajo ishte e pranishme dhe gjatë derbit Tirana-Partizani, ku dhe mori një propozim për martesë.

Gea ka tërhequr vëmendjen e të gjithë tifozëve në stadium. Për më tepër për bukuroshen shqiptare kanë nisur të shkruajnë dhe mediat e huaja. Moderatorja është bërë mjaft e njohur në Ballkan dhe shkrimet për të nuk kanë të ndalur, vendet fqinje po e komplimentojnë për bukurinë e saj.

Gea i ka ndarë në Instastory të gjithë rubrikat që kanë shkruar për të dhe duken të jenë vërtetë shumë. Nëse deri tani moderatorja numëron 271 mijë ndjekës në Instagram, pas këtyre lajmeve numri do të rritet ndjeshëm.