Nga Shqipëria / E Enjte 3 Tetor 2019, 20:08

Ç'paska humbur Seldi: Mimoza Shkodra na i bëri zili me foton e fundit

Ajo është një ndër këngëtaret më të mira të muzikës shqiptare. Me hite pafund gjatë gjithë këyre viteve, Mimoza Shkodra ka arritur të zërë një vend të rëndësishëm tek publiku dhe fansat e saj.

Mimoza është shumë aktive në rrjetet sociale dhe nuk nguron të postojë foto e video të përditshmërisë së saj. Së fundmi artistja na ka treguar sa shtëpiake e mirë që është. Përpos jetës si artiste, ajo di si t’i kryejë të gjitha detyrat si një amvisë e mirë. Në instagramin e saj Mimoza ka ndarë një foto ku shihet në kuzhinë me një përparëse.

Po ashtu ajo nuk ka harruar të vërë një shami në kokë për incidente të pakëndshme. Përparësja që Mimoza mban përpara ka të qëndisur emrin e artistes, një detaj ky që ka rënë menjëherë në sy tek fansat e këngëtares. Ushqimi që shihet në sfond duket mjaft i shijshëm. ‘Bakllasarem, Hudra in the Air’ ka shkruar ajo, duke na zbuluar emrin e piteve tradicionale kosovare. Dhe me aq sa vëmë re, Mimoza duket yll edhe në kushte shtëpie.