Që prej disa ditësh në media po bën bujë lajmi se miliarderja më e re në botë, Kylie Jenner dhe partneri i saj Travis Scott, me të cilin ka dhe një vajzë i kanë dhënë fund lidhjes 2 vjeçare. Lajmet po qarkullojnë me shpejtësine e erës dhe arsyeja mendohet të jetë tradhëtia.

Fillimisht burime nga mediat e huaja bënë të ditur se Kylie është kapur gjatë dasmës së Justin Bieberit me ish-të dashurin e saj Jaden Smith teksa kërcenin. Më pas ajo është fotografuar sërish teksa shkonte drejt së njëjtës godinë ku ndodhej ishi tjetër i saj, reperi i njohur Tyga.

Më pas tradhëtisë së Kylie Jenner, iu shtua dhe Travis, i cili doli fajtori tjetër i historisë. Kudo në media thuhet se reperi prej kohësh është në një marrëdhënie me një modele Instagrami të quajtur Yung sweet Ro.

Pas gjithë këtyre lajmeve, komenteve nga më të ndryshmet nga fansat, Kylie ka vendosur të reagojë. “Interneti i bën gjërat 100 herë më shumë dramatike nga ç’janë. Nuk kishte asnjë takim në orën 2 të mëngjesit me Tyga-n.Më patë me 2 nga miqtë e mi tek dilja nga një studio në të cilën ndodhej edhe ai.”- ka shkruar miliarderja ne Twitter. Më pas ajo ka folur dhe per marrëdhënien me Travis duke thënë: “Unë dhe Travis jemi shumë mirë dhe fokusi ynë kryesor është Stormi. Shoqëria dhe vajza jonë është prioriteti ynë kryesor.” Fakti që Kylie e ka cilësuar lidhjen me partnerin si ‘shoqëri’ nuk i ka shuar aspak dyshimet, thjesht i ka rritur ato dhe fansat tanimë po tregohen të paduruar për të ditur të vërtetën.











