Reperi shqiptar me famë botërore Gashi është kthyer në një emër shumë të dëgjuar dhe karriera e tij është gjithmonë e në rritje. Ditën e djeshme ai lajmëroi se është gati të krijojë labelin e tij dhe ky po që është një hap i madh.

Reperi gjithmonë ka treguar se rruga drejt famës ka qenë shumë e vështirë por është shpërblyer me suksesin e arritur. Gashi ditën e nesërme feston ditëlindjen dhe një ditë para është surprizuar me dhuratën më të madhe.

Ai ka publikuar një foto në profilin e tij të Instagramit dhe ka treguar se është rradhitur i pari në tabelën e “Billboard”. “Ditëlindja ime është nesër! Kjo ishte dhurata më e mirë”, ka shkruar ai krahas postimit.









