Nga Shqipëria / E Enjte 3 Tetor 2019, 17:05

Pa makeup dhe me flokët e shpupuritur, 'Rubi' habit me foton e fundit

Kanë kaluar 15 vite që nga transmetimi i një prej telenovelave më të ndjekura, por "Rubi" vazhdon të mbahet mend edhe sot e kësaj dite. Aktorja Barbara Mori u bë shumë e famshme nga roli i Rubit dhe tanimë është kthyer në një nga personazhet më me influencë në botë.

Ditën e sotme aktorja ka tërhequr vëmendjen me një foto ku shfaqet pa makeup, me flokët e shpupuritur dhe larg sharmit që tregonte tek "Rubi".

Në postimin e saj aktorja shkruan se do donte t'i jepte fund të gjitha padrejtësive në botë, por e vetmja gjë që mund të bëjë është të vendosë për jetën e saj.

"E vetmja gjë që kam në kontroll është të vendos çfarë të bëj me jetën time për të qenë e aftë të kontribuoj në atë që dua të shoh në botë", shkruan ndër të tjera Rubi.