Nga Shqipëria / E Enjte 3 Tetor 2019, 16:04

Zbulohet arsyeja e ndarjes, partneri tradhëton Kylien me modelen super yll

Po bën bujë ditët e fundit lajmi se Kylie Jenner dhe Travis Scott i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas dy vitesh bashkë. Madje çifti kanë rënë dakort që edhe kujdestarinë e vajzës ta kenë 50/50. 

Mirëpo cila është arsyeja që u nda një nga çiftet më të komentuar të showbizit? Mediat e huaja shkruajnë se shkak ka qenë tradhëtia e Travisit.

Thuhet se reperi prej kohësh është në një marrëdhënie me një modele Instagrami të quajtur Yung sweet Ro.

Lajmet e tradhëtisë duket se i ka vërtetuar edhe vetë modelja e cila ka treguar se Kylie i ka bërë bllok pasi ka mësuar marrëdhënien e tyre.

Kujtojmë që Kylie shkoi në dasmën e Justin Bieber pa Travisin, por vetëm me vajzën e saj Stormin dhe motrën Kendall.