Reperja e njohur Loredana është shumë e komentuar në media së fundmi, pasi një sërë ngjarjesh të njëpasnjëshme kanë përfshirë jetën e saj. Fillimisht ajo u përfshi në skandalin me çiftin zvicerian mirëpo kjo nuk e pengoi në rrugën e suksesit, pasi Loredana promovoi dhe albumin e saj të parë në Berlin të titulluar ‘King Lori’. Albumi rezultoi të ishtë një sukses i vërtetë dhe imazhi i reperes ka pushtuar rrugët e Gjermanisë. Një tjetër lajm që e ka vënë në qendër të vëmendjes, janë dhe aludimet për ndarje nga Mozzik. Ata të dy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe që nga festa e promovimit të albumit nuk janë parë më bashkë.

Kjo është një periudhë e vështirë për Loredanën, por siç u shpreh dhe ajo para pak ditësh, po mundohet të jetë e aftë për të buzëqeshur pavarësisht të gjithave. Pjesë e historisë është dhe vogëlushja Hana dhe si çdo nënë tjetër dhe Loredana shpesh kalon netë pa gjumë sepse i duhet të kujdeset për të.

Së fundmi reperja ka publikuar në Instastoryn e saj disa foto dhe video ku shfaqet komplet pa make up dhe lodhja në fytyrën e saj duket qartë. Ajo shfaqet shumë e përgjumur, e lodhur, ndoshta dhe e mërzitur. Të gjitha këto ngjarje të njëpasnjëshme në jetën e saj nuk kanë si të mos ndikojnë. Për më shumë gjendjen e Loredanës mund ta gjykoni vetë nga fotot e mëposhtme:













