Të gjithë jemi në dijeni tashmë të romancës së re të Dua Lipës me Anwar Hadid. Dyshja e njohur kanë dalur hapur së bashku dhe kanë ndërmarrë hapin e rëndësishëm të të jetuarit të dy.

Dashuria e tyre sa vjen e shtohet dhe këtë e tregojnë postimet e shumta të dyshes në rrjetet sociale. Së fundmi ka qenë Dua ajo që ka bërë një ndryshim në look, duke u kthyer në bjonde. Por as Anwar nuk mbeti pas. Ai vendosi t’i lyejë flokët me ngjyrat më të çuditshme që mund të keni parë deri më sot tek një mashkull.


Bjonde platini ishte ngjyra e përzgjedhur nga Anwar, e cila e kombinuar me pak rozë tek pjesa e ballukeve, tërhoqi shumë vëmendje rrugëve të New York-ut. Dyshja e famshme ishin kombinuar mjaft mirë me njëri tjetrin, si nga ngjyra e flokëve por edhe nga veshje. Të dy të veshur sportivë, me atlete e tuta shkëlqyen me pamjen dhe kombinimin e ri.







