Rita Ora ëshë padyshim ndër këngëtaret më të mira dhe të vlerësuara. Ajo ka korrur sukses me të gjitha projektet muzikore që ka publikuar, pasi secila prej tyre kthehet në hit. Pas shkëlqimit që pati me produksionin e ‘Fifty Shades of Grey’, ku luajti kolonën zanore të filmit më të shikuar të të gjitha kohërave, ajo tashmë është gati për një projekt të ri e madhështor.

Këngëtarja e njohur është gati për të luajtur rolin e Artful Dodger në një version të ri të filmit të Oliver Twist. Rita është duke e konsideruar si një mundësi të mirë për t’i hyrë aktrimit pasi së fundmi ka zbuluar se po merr leksione në këtë fushë.

Ajo do të renditet përkrah aktorëve më të njohur të Hollyëood-it, gjë e cila do e ngjisë artisten tonë akoma më lart në karrerë. Filmi i frymëzuar nga Charles Dickens pritet të korrë sukses të menjëhershëm në ekranet më të mëdha të kinematografisë.







