Këngëtarja e njohur me famë ndërkombëtare Bebe Rexha është padiskutim ndër më të preferuarat e publikut. Kjo sigurisht lidhet me muzikën e mirë që artistja di të bëjë, por edhe prej thjeshtësisë që e karakterizon.

Bebe nuk është përfolur kurrë për operacione plastike dhe kjo gjë është vlerësuar pafund nga ana e fansave. Ditën e sotme bukuroshja na ka treguar se si ka qenë para disa vitesh. ‘Bebe në moshë të hershme’,-ka shkruar artistja në rrjetin e saj social instagram, dhe sigurisht që ka marrë komente nga më pozitivet.


Të gjithë ndjekësit e kanë përgëzuar për origjinalitetin dhe thjeshtësinë, dhe kanë vlerësuar shumë faktin se ajo nuk ka ndryshuar aspak nga ajo që është sot.Sigurisht Bebe Rexha duket e bukur njëlloj si atëherë e madje edhe më shumë. Mesa duket bukuroshja shqiptare ka ndier nostalgji për kohën e shkuar, dhe përmes këtyre fotove arriti të kthehet sadopak në ‘rininë’ e saj.






