Pas 2 vitesh si drejtor i Cirkut Kombëtar, Saimir Çili është shkarkuar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave. VKM është marrë ditën e sotme dhe mban firmën e kryeministrit Edi Rama.

Nuk jepet detaje për motivet e lirimit nga detyra dhe nuk dihet ende cili do të jetë emri i ri i drejtorit të Cirkut Kombëtar.

VENDIMI I PLOTË:
VENDIM PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TÐ CIRKUT KOMBËTAR
Në mbështetje tÑ? pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Sajmir Çili lirohet nga detyra si drejtor i Cirkut Kombëtar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI EDI RAMA
Çili është emëruar drejtor i Cirkut Kombëtar të Tiranës më 24 Tetor të vitit 2018 pas shkarkimit të ish-drejtorit Kujtim Dumi, i denoncuar për korrupsion.
Kantautori ishte emëruar në këtë detyrë nga ish-zv/kryeministria Senida Mesi ndërkohë që Çili kishte afro dy dekada që punte në ish-Estradën e Tiranës, që kishte në vaërsi edhe Cirkun, dhe Çili ka qenë pranë Cirkut me orkestrimet e pjesët muzikore të shfaqjeve, dhe sot dirigjent i orkestrës së Cirkut Kombëtar, ndaj emërimi i tij është mirëpritur nga artistët.




