Pas dy vitesh mungesë moderatorja shumë e dashur për publikun, Marina Vjollca, do të rikthehet në ekran. Këtë të shtunë në orën 21:00 do të startojë spektakli i humorit ‘Klanifornia’, moderuar nga ajo dhe me skenarist Turjan Hyskon.

Për shkak se ‘Klanifornia’ do të jepet në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë me ‘Shiko kush luan’ nga Luana Vjollca, ka bërë që dy motrat të vihen në një ‘garë shikueshmërie’ me njëra-tjetrën. Fansat e dy moderatoreve janë vënë përballë një dileme, sepse nuk dinë kë të shikojnë. Marina ka ndarë në Instastoryn e saj disa replika të tyre, ku pyesin në duhet të ndjekin atë apo Luanën, dhe ju ka kthyer një përgjigje. ‘Një sy Luanës, një sy mua’, ka shkruar ajo.

Postimin e Marinës e ka ripostuar më pas dhe Luana, e cila po ashtu ka një përgjigje për dilemën që ka kapluar fansat. ‘Blini dy televizorë’, ka shkruar moderatorja shoqëruar nga një e qeshur me lot. Sidoqoftë, cilado që të jetë zgjedhja e fansave, dy motrat gjithmonë kanë treguar se janë të lumtura për suksesin e njëra-tjetrës dhe nuk është aspak rasti për t’u treguar egoiste.












