Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Tetor 2019, 20:08

Sot është gazetare, por Sonila Meços i paska ngelur peng një tjetër profesion

Sonila Meço vijon të mbetet edhe sot një nga fytyrat më të dashura të ekraneve shqiptare. Gazetarja e njohur është shumë aktive në rrjetet sociale dhe nuk nguron të na tregojë detaje mbi jetën dhe pasionet e saj. Së fundmi Sonila na ka treguar pasionin e saj të fshehur, por që nuk ka mundur dot t’a realizojë.

Në foto gazetarja shihet duke pozuar në studion e emisionit ‘Tempora’, me një violinë në krahë.  “Një ndër pengjet e jetës, por në kohë për t’a rikuperuar”, është shprehur Sonila në foton e postuar në rrjetet sociale. Dhe kështu kuptuam pasionin e veçantë të moderatores sonë.

Mesa duket ajo ka vijuar t’a kultivojë këtë pasion në përditshmërinë e saj, duke e lënë pasdore si një profesion të mundshëm. Sonila beson se është ende në kohë për të mësuar violinën pa harruar profesionin aktual. Moderatorja e njohur ka vite që merret me gazetari dhe padyshim është shumë e suksesshme në këtë fushë.