Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Tetor 2019, 19:07

Plot 4 muaj me të njëjtën çantë, Alketa Vejsiu zbulon arsyen e habitshme

Moderatorja shumë e dashur për publikun Alketa Vejsiu është padiskutim një nga imazhet më të kuruar të showbizit. Ajo nuk nguron të na tregojë shumëçka nga rutina e saj ditore duke i ndarë detajet me të gjithë fansat dhe dashamirësit.

Alketa njihet për natyrën e sinqertë dhe tipin e drejtpërdrejtë që ka. Sipërmarrësja ka treguar një fakt shumë interesant lidhur me përditshmërinë e saj. Bukuroshja ka pohuar përmes një video në instagram se ka plot 4 muaj që mban po të njëjtën çantë. Kjo gjë na habiti pasi Alketa njihet për stilin e saj që spikat kurdoherë. Por ajo padyshim e ka një arsye për këtë gjë që ka thënë.

Moderatorja ka sqaruar se ajo çantë ka shumë hapësirë dhe mund të mbajë shumë gjëra që i duhen në përdishmëri. Në këtë mënyrë nuk i duhet të lërë në shtëpi disa aksesore që mund t’i duhen gjatë ditës. Alketa po ashtu është ndalur të tregojë se  çfarë mban në atë çantë të madhe. Duke filluar kështu nga portofoli, karikuesi, blloqe të shumta shënimesh, kutia me tualete, pasaportën e saj ,një libër, krëhëri për raste urgjente si dhe aksesori i preferuar i të gjithëve, parfumi.