Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Tetor 2019, 19:07

Do bëjnë namin: Noizy bëhet bashkë me dy reperët botërorë

Në ditën e tij të lindjes, reperi shqiptar Noizy, postoi në profilin e tij të Instagramit një foto krah  reperit të njohur italian, Capo Plaza. ’33 me fat’, shkruante ai në përshkrimin e fotos dhe kështu nisën aludimet se dyshja po realizon një bashkëpunim.

Këto aludime janë konfirmuar pasi Noyzi po përgatitet për super hitin e rradhës që pritet të bëjë namin. Ai ka bashkëpunuar jo vetëm me Capo Plazën por dhe me italianin tjetër Gue Pequeno. Noizy ka publikuar një foto në profilin e tij të Instagramit ditën e sotme, ku shfaqet së bashku me reperët dhe ka lajmëruar se kënga do të publikohet me datë 18 Tetor.

Lajmin e bashkëpunimit e ka bërë të ditur dhe revista “Esse”. Kënga është realizuar në studion greke “Bret Beats” dhe në atë italiane “2ndroofmusic”. Publiku mezi po e pret publikimin e saj pasi e kanë të sigurt që do të jetë një sukses i vërtetë.