Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Tetor 2019, 18:06

21 vajza në luftë për të, njihuni me shqiptarin që po çmend Zvicrën

Një djalosh shumë simpatik me origjinë shqiptare do të jetë pjesë e një emisioni që starton së shpejti në Zvicër. Patrik Haziri do të jetë protagonisti fatlum në emisionin "Der Bachelor" (Beqari) i cili transmetohet në Zvicër.

Patriku do të dalë në takime romantike me 21 vajza, secila në luftë për t'i fituar zemrën.

Patriku është me origjinë nga Bujanoci dhe familja e tij ka një sërë biznesesh në Zvicër. 

29-vjeçari, i gjatë 1.83cm ka fatin të marrë pjesë në emisionin "Der Bachelor" që është shumë i ndjekur në Zvicër e më gjerë.

Nga 21 vajzat bukuroshe, vetëm njërës Patriku do i dhurojë trëndafilin.