Këngëtarja e njohur Enca Haxhia këtë të mërkurë paralajmëroi fillimin e një 'epoke' të re në jetën e saj, ndoshta profesionale, private ose mbase një miks i të dyjave. Këtë fillim ajo e vulosi me lyerjen e flokëve dhe fillimisht postoi një fotografi në Instagram, teksa ndodhej në një sallon bukurie.

Ajo i bëri fansat e saj të hamendësonin nëse do të shndërrohej në brune apo në bjonde. Pas shumë komentesh të marra, vetëm së fundmi Enca ka treguar ndryshimin e bërë.

Këngëtarja ka postuar një video në profilin e saj të Instagramit ku ka treguar dhe ndyshimin e bërë. Ajo i ka lyer flokët si në kafe dhe ka realizuar fije bjonde. Në videon në fjalë, Enca është veshur e gjitha me të kuqe, ka lyer buzët me të kuqe dhe duket një bukuroshe e vërtetë!
















