Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Tetor 2019, 17:05

Kylie Jenner kapet me ish të dashurin në dasmën e Justin Bieberit

Një nga të ftuarat VIP në dasmën e Justin Bieber, ishte miliarderja më e re në botë, Kylie Jenner. Kylie si gjithnjë tërhoqi vëmendje me pamjen e saj duke u shfaqur me një fustan prej ari me një model të veçantë.

Biznesmenia shoqërohej nga vajza, Stormi dhe motra Kendall. Ndërsa partneri i saj Travis Scott mungonte në dasmë. Menjëherë nisën thashethemet se çifti janë ndarë, por akoma më shumë bujë po bën lajmi se Kylie është kapur gjatë dasmës me ish-të dashurin e saj Jaden Smith.

Përpos fotos ku pozuan pranë njëri-tjetrit, Kylie është parë edhe duke kërcyer me Jadenin e madje ai i ka vënë dorën në tëpasme.

Jaden dhe Kylie kanë qenë të lidhur në vitin 2013. Jaden është djali i aktori Will Smith.