Hailey dhe Justin Bieber kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë një ditë më parë në Karolinën e Jugut. Çifti mbajti një dasmë private ku të ftuar ishin të afërmit dhe miqtë e tyre. Ceremonia martesore u realizua me të gjitha ritet fetare.

Hailey është treguar shumë e kujdesshme që në media të mos qarkullojë asnjë foto e saj si nuse. Për këtë ajo ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për të hyrë në kishë dhe diçka të tillë nuk e kishim parë asnjëherë. Ajo është futur me anë të një tende gjigante të mbuluar mirë dhe që mbahej nga disa trupoja.

Fotografët kanë arritur të fotografojnë vetëm tendën dhe asnjë foto të Haileyt si nuse. Një foto të tendës e ka shpërndarë dhe Hailey në Instastory dhe iu ka bërë ‘një përshëndetje’ helikopterëve me gishtin e mesit.












