Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Tetor 2019, 16:04

Sa i ëmbël: Djali i Orgesa Zaimit emocionon të ëmën me fjalët e bukura

Orgesa Zaimi është një ndër këngëtaret më të mëdha të skenës sonë. Kjo padyshim lidhet me zërin e saj potent dhe aftësinë që ka për të prodhuar hite që i rezistojnë kohës. Dhe pikërisht kështu mendon edhe djali i saj i quajtur Kroni.

Orgesa ka regjistruar një video ku djali i saj dëgjohet të thotë: -“O ma pse të ka bërë Zoti me këtë zë kaq të ëmbël dhe me këtë bukuri që ke?” Ka qenë kjo pyetja e Kronit e cila sigurisht emocionoi mamamë e tij. Orgesa e ka ndarë këtë moment me të gjithë ndjekësit e saj me shumë krenari.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ORGESA ZAIMI (@orgesazaimi) on

“Më falni po duhet ta regjistroja këtë deklaratë të Kronit dhe po e ndaj me ju: duke ardhur nëpër shtëpi vetëm kur më thotë këto fjalë, e regjistroj dhe tani ndjehem kaq e bekuar me këtë fëmijë kaq energjiko-llafazano-fantastiko-romantik… Në fund të ditës na duhen këto fjalë”, -ka shkruar artistja bashkangjitur me videon mjaft të ëmbël të vogëlushit të saj.

Orgesa është nënë e dy fëmijëve, Kronit dhe vajzës së quajtur Bora. Me të dy fëmijët Orgesa është mjaft e lidhur dhe nuk nguron të postojë foto me ta sa herë i jepet mundësia.