Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi, vitet e fundit ka arritur një sukses të madh. Karriera e tij është gjithmonë e në rritje dhe ai është kthyer në një emër shumë të dëgjuar. Reperi ka treguar gjithmonë se rruga drejt famës ka qenë shumë e vështirë, sidomos fillimet kur shumë njerëz i kanë mbyllur dyert. Mirëpo pas të gjithave Gashi ndihet krenar që ka vazhduar në rrugën e tij pa u dorëzuar dhe që sot është këtu ku është.

Së fundmi reperi ka vendosur të ndërmarrë një hap të rëndësishëm për karrierën muzikore. Ai ka lajmëruar se është duke hapur labelin e tij të quajtur “423”. Gashi po kërkon artistë të rinj që të nënshkruajnë.

“Unë kam nisur labelin tim të quajtur 423 dhe po kërkoj të nënshkruaj me një artist të ri. Por, ata duhet të kenë muzikë të publikuar paraprakisht”, ka njoftuar reperi përmes një postimi në Instastory, të cilin më pas e ka fshirë për arsye që nuk dihen.









