Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Tetor 2019, 16:04

Moderatorja shqiptare zbulon arsyen pse u mbyll 'INTV': Askush nuk punon më aty

Pak ditë më parë u bë e ditur se televizioni "INTV" do të mbyllet dhe këtë e vërtetoi edhe një prej moderatoreve të këtij televizioni, Sara Gjordeni e cila prezantonte në emisionin "Trokit" bashkë me Ermal Peçin.

Sara është pyetur së fundmi nga një fans pse nuk punon më në "INTV" dhe ajo e ka sqaruar se në fakt televizioni është mbyllur. Me përgjigjen e saj moderatorja zbulon edhe shkakun që çoi në mbylljen e televizionit.

"Për ata që akoma se kanë të qartë: INTV u mbyll për shkaqe administrative. Pavarësisht se e shihni si kanal në televizor, nuk funksionon më si më parë dhe jo vetëm unë, por askush nuk punon më aty", shkruan Sara.

E pyetur nëse do i rikthehet sërish televizionit, Sara e ka lënë me pikëpyetje duke u përgjigj se "çdo gjë mund të ndodhë".