Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Tetor 2019, 14:02

Me ar 18 karat: Hailey dhe Justin Bieber tregojnë unazat e martesës

Hailey dhe Justin Bieber u martuan një ditë më parë me një dasmë private të mbajtur në Karolinën e Jugut e ku morën pjesë familjarët e miqtë e tyre më të ngushtë. Çifti mbajtën një ceremoni me të gjitha ritet fetare.

Sot Justin ka postuar në Instagram disa foto me bashkëshorten dhe në sy bien unazat e tyre. 

Hailey mban një unazë Tiffany Soleste dhe një unazë Tiffany Soleste V, të dyja në 18 karat dhe të veshur me diamante. Ndërsa Justin mban rrethin klasik, me gjerësi 4,5 mm Tiffany, me ar 18 karat.

Këngëtari i dhuroi vetes edhe një orë të re Audemars Piguet.