Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Tetor 2019, 14:02

Iu martua shoqja e ngushtë, ja pse nuk shkuan Gigi dhe Bella Hadid në dasmën e Hailey dhe Justin

Modelja Hailey dhe këngëtari Justin Bieber celebruan dashurinë e tyre ditën e djeshme dhe padyshim tërhoqën vëmëndjen e mediave rozë, të cilat shkruan pafund për ta. Gjithçka ishte perfekte deri në detaje e po ashtu interes ngjallën edhe të ftuarit VIP.  

Kendall dhe Justine Skye ishin pjesë e dasmës maadhëstore por ajo që bëri përshtypje ishte mungesa e dy motrave Hadid, Bella dhe Gigi.  Hailey dhe motrat kanë një marrëdhënie të shkëlqyer së bashku por mesa duket kanë qenë të zëna për evenimentin e madh të jetës së dyshes. Mësohet se Gigi dhe Bella ishin të pranishme në javën e modës në Paris duke sfiluar për markat e famshme si Lanvin dhe Balenciaga.

Kështu që shoqet e saj e kishin të pamundur të shkëputeshin nga angazhimet e përditshme për të qenë pranë mikes së tyre Hailey. E vetmja që ka lënë pas dore punët e saj ,ka qenë Kendall Jenner, e cila si gjithnjë ka shkëlqyer me dukjes e saj.