Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Tetor 2019, 13:01

U largua nga ‘Portokalli’, Delinda Disha merr tek ‘Klanifornia’ edhe burrin

Delinda Disha ka qenë një ndër aktoret tona të preferuara në ‘Portokalli’. Kemi qeshur me rolet e saj mjaft interesante, por tashmë nuk do t’a shohim sërish në ‘Top Channel’. Pas largimit të bujshëm nga televizioni i njohur, të gjithë ishim kuriozë se ku do e shihnim Delindën.

Aktorja e dashur për publikun do të jetë pjesë e ‘Tv Klan’ në ‘Klanifornia’, një emision i ri që premton shumë surpriza dhe humor mbi të gjitha. Delinda do të jetë pjesë e stafit së bashku me aktorët e Duplex-it, por një surprizë e bukur është fakti se aktorja do të ketë përkrah edhe bashkëshortin e saj.

Para pak orësh ajo na ka zbuluar rolin e tij në ‘Klanifornia’, dhe do të jetë pikërisht kostumografi i programit.  “Shihemi në Klanifornia. Super kostume”, ka shkruar aktorja tek fotoja ku duket dora e bashkëshortit të saj Eldo Disha. Mesa duket dyshja do të punojnë së bashku në këtë projekt të ri. Të gjithë do të jemi në pritje të këtij show që besohet do të jetë shumë interesant.