Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Tetor 2019, 12:12

Gruaja feston ditëlindjen, këngëtari shqiptar e uron me fjalët më të bukura

Këngëtari i mirënjohur Albatrit Muqiqi na ka treguar se është shumë i dhënë pas familjes. I martuar prej shumë kohësh me gruan e tij Egzonën, dyshja janë prindër të tre fëmijëve.

E pikërisht ditën e sotme bashkëshortja e tij feston ditëlindjen. Urimet nuk kanë munguar nga ana e fansave por sigurisht dhe nga vet Albatriti. Ai ka zgjedhur të postojë një foto ku duken të dy të lumtur, ulur në një kafene dhe Egzona që është mbështetur në shpatullat e tij. Fotoja sigurisht u pëlqye nga të gjithë dhe të shumta qenë urimet për ditën e madhe të Egzonës.

Ndërkohë që Albatriti e uroi me fjalët e zemrës: -“Shumë urime për ty zemra ime .Qofshim gjithmonë kështu së bashku. Të dua shumë”, -ka përfunduar këngëtari i mirënjohur. Ne po ashtu urojmë vite sa më të lumtura për çiftin. Urime ditëlindjen Egzona.