Nga Shqipëria / E Martë 1 Tetor 2019, 11:11

Alban Ramosaj publikon këngën e re në bashkëpunim me Oriola Marashin

Alban Ramosaj është rikthyer duke publikuar surprizë projektin e tij më të ri muzikor. Kënga mban titullin "T'kom dasht" dhe është shumë ritmike.

Pjesë e kësaj kënge është edhe modelja Oriola Marashi me zërin e saj. Modelja ka mbaruar për kanto dhe prej kohësh ka thënë se do publikojë këngën e saj të parë e mesa duket ky ka qenë momenti i duhur për të debutuar në muzikë.

"Jam edhe unë në këtë super këngë, në zë apo figurë nuk e di, gjejeni ju", shkruan Oriola.

Ndërsa në videoklip shfaqet modelja Aurela Hoxha e cila si gjithnjë duket në super formë. Ndiqeni videoklipin më poshtë.