Nga Shqipëria / E Martë 1 Tetor 2019, 10:10

Pak ditë pas divorcit nga bashkëshorti, këngëtarja e njohur nis një lidhje të re

Prej disa muajsh ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave ndarja e këngëtares së njohur, Adele nga bashkëshorti i saj Simon Konekci. Pak ditë më parë Adele bëri një kërkesë zyrtare në një gjykatë në Los Angelos për shkurorëzimin nga ish-bashkëshorti. 

Pas divorcit Adele vendosi të nisë një jetë të re dhe ta lë pas të shkuarën.  Kjo vihet re edhe nga ndryshimi që këngëtarja bëri së fundmi duke u shfaqur në super formë me pamjen e re.

Nga Adele ka të reja edhe nga jeta e saj private pasi mediat e huaja raportojnë se 31-vjeçarja ka dalë në disa takime romantike me reperin Skepta.

Miqtë e çiftit thonë se ata janë një çift i shkëlqyer dhe po kalojnë shumë kohë së bashku. Madje Adele e ndihmoi reperin edhe në organizimin e ditëlindjes së tij.