Justin Bieber u martua mbrëmë me modelen Hailey Baldwin me një dasmë luksoze me VIP-a. Dasma u mbajt në fshehtësi, por paparacët kanë arritur ta fotografojnë çiftin teksa bënin foto me të ftuarit.

Hailey ishte veshur me fustanin e bardhë të nusërisë e me vello ndërsa Justin me kostumin e zi të dhëndrit.

Në dasmë ishin të ftuar shumë personazhe të njohur, por mes tyre ra në sy ish e dashura e Justinit, Caitlin Beadles me të cilën këngëtari ka qenë i lidhur në vitin 2008. Justin tani është mik me Caitlin dhe në dasmë kishte ftuar edhe vëllain e saj.




Para dasmës, Justin dhe Hailet mbajtën edhe një festë kokteili në të cilën Hailey u shfaq me një fustan të shkurtër të bardhë ndërsa Justin me pantallona të zeza dhe bluzë të bardhë.




